TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O duke tundur, zbret te zalli,
me shaminë hedhur tek balli.
Tundu, moj bejkë¹ e bardhë, tundu!
Natën-ë me hënë, duku!
Bejkë e moj bardhë e borë e malit,
ti je, moj, ilaç i çobanit.
O gjithë natën e beharit,
Cula dëgjohet tek stani.
Bëj të flë, gjumi s’më zë,
Cula, moj, bijë e ëmbël-ë.
E dëgjoj e më gëzon xhani,
i bie djalë çobani.
O kur merr ujë, te burimi,
më dukeshe lule prilli.
Tundu, moj bejkë e bardhë, tundu!
Natën-ë me hënë, duku!
Bejkë e moj bardhë e borë e malit,
ti je, moj, ilaç i çobanit.
O kopeja na kullot malit,
ato hanë majën e barit.
Bëj të flë, gjumi s’më zë,
Cula, moj, bijë e ëmbël-ë.
E dëgjoj e më gëzon xhani,
i bie djalë çobani.
O kur më bën-ë shkarpa në brinjë,
atje do ta bëj pusinë.²
Tundu, moj bejkë e bardhë, tundu!
Natën-ë me hënë, duku!
Bejkë e moj bardhë e borë e malit,
ti je, moj, ilaç i çobanit.
O në mëngjes, pa dirë mirë,
do takoj djalë barinë.
Bëj të flë, gjumi s’më zë,
Cula, moj, bijë e ëmbël-ë.
E dëgjoj e më gëzon xhani,
i bie djalë çobani.
SQARIME.
z¹ bejkë: dele e bardhë; fig., vajzë e re, bardhoshe dhe e hijshme;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të disa fjalëve: fle, me e (jo flë); bariun (jo barinë). Më sipër është përdorur trajta dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.