Shqiptarët, si çdo popull i botës, kanë trashëgiminë e vet muzikore: një trashëgimi jashtëzakonisht e pasur, që ka mbërritur deri në ditët e sotme. Kjo faqe ka për qëllim ruajtjen e tingullit shqiptar, që nga trajtat më të vjetra e deri në shek. XX. Kjo nismë është ngritur për të ruajtur këtë trashëgimi. Çdo këngë këtu ka hapësirën e saj, ku mblidhen të dhëna mbi vargun, tingullin, zanafillën etj.
Vetëkuptueshëm, një punë e tillë kërkon burime tepër të mëdha, ndaj faqja është në përmirësim të vazhdueshëm në çdo kënd. Ne punojmë përherë me kujdesin më të madh, veçanërisht kur vjen puna te saktësia dhe qartësia e të dhënave.
Natyrisht, asgjë nuk arrihet vetëm. Ju grishim të jepni mbështetjen tuaj për këngë, këngëtarë a të dhëna shtesë, të lini përshtypje apo mendime për përmirësime, duke na tërhequr veshin, por edhe të na ndjeni, për çdo gabim njerëzor që mund të kemi kryer.
________________________________