TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
E të rrita, të rrita...
Të rrita, o moj, të bëra kaq-ë!
Bijë e vo-, bijë e vo-...
Bijë e vogël, o moj, e mamasë!
Bijë e vogël, o moj, e mamasë,
e si ylli, o moj, që ndrin menatë!¹
(2x)
E të rritëm, të rritëm...
Të rritëm, o moj, me shumë halle!
Bijë e vo-, bijë e vo-...
Bijë e vogël, o moj, si manare!²
Bijë e vogël, o moj, e mamasë,
e bukuri, o moj, e gjithë dynjasë!
Bijë e vogël, o moj, e mamasë,
e si ylli, o moj, që ndrin menatë!
E të rrita, të rrita...
Të rrita, o moj, të bëra nuse!
Bijë e vo-, bijë e vo-...
Bijë e vogël, o moj, kolopuçe!³
E të rrita, o moj, me gjithë babanë!
E bandilli,⁴ o ta rrëmbeu sevdanë!
Oiii...
E të rrita, o moj, me, o me gjithë babanë!
E bandilli o ta rrëmbeu, o sevdanë!
SQARIME.
¹ menatë: pa gdhirë, herët në mëngjes; ylli që ndrin menatë, teksa gdhihet, është Afërdita, Ylli i Mëngjesit; pra, vajza krahasohet me një nga bukuritë më të mëdha të qiellit;