TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
A seç të bie, moj, erë floku!
A seç të bie, moj, erë floku!
Si në behar borziloku!
A si në behar moj borziloku!
As të keqen, moj të flokut-ë!
As të keqen, moj të flokut-ë!
O moj erë e borzilokut-ë!
Moj erë e borzi-moj-lokut-ë!
A seç të bie, moj, erë faqja!
A seç të bie, moj, erë faqja!
Si në behar manushaqja!
A si në behar moj manushaqja!
As të keqen, moj të faqes-ë!
As të keqen, moj të faqes-ë!
O moj erë e manushaqes-ë!
Moj erë e ma-moj-nushaqes-ë!
A seç të bie, moj, erë linja!¹
A seç të bie, moj, erë linja!
Si në behar trëndelina!
A si në behar-moj-trëndelina!
As të keqen, moj të linjës-ë!
As të keqen, moj të linjës-ë!
O moj erë e trëndelinës-ë!
Moj erë e trë-moj-ndelinës-ë!
SQARIME.
¹ linjë: këmishë pëlhure e hollë, e gjatë dhe e gjerë, që e përdorin si veshje të sipërme ose të brendshme kryesisht gratë në fshat.