TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Këta leshë, o moj si filli i arit,
krehur e ndërtuar-ë!
O këta leshë, o moj si filli i arit,
krehur e-j-o moj ndërtuar-ë!
Syri yt porsi ulliri,
e pak i tru-, moj trumbulluar-ë!¹
E syri yt, o moj, porsi ylliri,
e pak i tru-, moj trumbulluar-ë!
E mjek(ë)ra jo-, moj, jote me vulë
si filxha-filxhan i shkruar-ë!
Mjek(ë)ra jote me vulë,
si filxha-filxhan i shkruar-ë!
E gusha jote-j-o moj, rrathë-rrathë,
me gjerdanë moj mbuluar-ë!
Gusha jote rra-, moj rrathë-rrathë,
me gjerdanë moj mbuluar-ë!
E syri yt, o moj, porsi ulliri,
pak i tru-, moj trumbulluar-ë!
A syri yt, o moj, porsi ulliri,
pak i trumbulluar-ë... oh!
SQARIME.
¹ trumbulluar (drejtshkr., turbulluar): pra, i shkruar.