TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
7/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Asaman, o moj lule!
S'të kam parë, moj, as sot, as dje.
Dil pak-ë, o moj, në penxhere,
të të shoh, moj, se cila je!
O të të shoh, o moj, se cila je,
e vogël, moj, a e madhe?
Ç'u ngrit lulja, moj në mëngjes!
I ra bahçës, moj mespërmes!
I ra bahçës, moj mespërmes.
Këput trëndafil me vesë.
Ç'i ra bahçës, moj mespërmes!
Këput trëndafil me vesë!
Ç'i do lulja trëndafilat-ë?
Të gënjejë, moj, bandillat-ë.
(2x)
Të gënjejë, moj, bandillat-ë!
Atë më të mirin-ë.
O atë më të mirin-ë,
gur-ë-xhevahirin-ëee...
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të fjalëve: bahçes, me e (jo bahçës). Më sipër është ruajtur forma dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.