TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
10-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Trëndafili, hajt o fletë-fletë!
Trëndafili, hajt o fletë-fletë!
Mori sokaknë përpjetë.
Mori sokaknë përpjetë.
Mbrapa seç e, seç e ndjekin djemtë!
Mbrapa seç e, seç e ndjekin djemtë!
T'i merrnin-ë, hajt o fermelenë!¹
T'i merrnin-ë, hajt o fermelenë!
Fermelenë, o të djalërisë!
Fermelenë, o të djalërisë!
T'i vishnin-ë, o të dhëndërisë!
T'i vishnin-ë, o të dhëndërisë!
SQARIME.
¹ fermele: (ndonjëherë shkruar edhe fermene) jelek i qëndisur me fije ari e argjendi.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Trajta drejtshkrimore e fjalës sokaknë është sokakun (pra, mori sokakun përpjetë).