TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
12-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O seç na ra, kjo dëbora, moj, dëbora!
Epo na mbuloi folenë, moj, folenë!
O këta zogjtë, të mjerë, moj, të mjerë!
Epo s'kanë ku, o moj, të flenë, aee...
O zbrit poshtë nga mali, moj, nga mali!
Epo mbush ujë në stenë, moj, në stenë!
O ti moj çupë, e bukur, moj, e vogël!
Del e hapu pe-, moj penxherenë, aee...
O quf, quf, quf, bilbili, moj bilbili!
Epo mblidhi zoçkat, mblidhi, o moj, mblidhi!
O mblidhi nën-ë pendë, moj në pendë
O ti moj çupë, e bukur, moj, e vogël!
Del e hapu pe-, moj penxherenë, aee...
SQARIME.
¹ stenë: shkëmb uji.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore e fjalës: dil, me i (jo del); Më sipër është përdorur trajta dialektore për të respektuar vargun tradicional.