TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Apo në mes të Përmetit moj,
një oxhak i bardhë.
(2x)
E çupë e Veli beut moj,
me, o moj, nishan në ballë.
(2x)
Epo erdhën të rrëmbyen, moj,
dy- moj, dyzet kolonjarë.
(2x)
E çupë e Veli beut moj,
me, o moj, nishan në ballë.
(2x)
Epo të gënjeu kopilja¹ moj,
të nxori në shkallë.
(2x)
E çupë e Veli beut moj,
me, o moj, nishan në ballë.
(2x)
Epo të mori bandilli moj,
të, o moj, hipi në kalë.
(2x)
E çupë e Veli beut moj,
me, o moj, nishan në ballë.
(2x)
SQARIME.
¹ kopile: këtu: vajzë e zgjuar, por edhe dinake;