TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O një ditë, nga 'gjitha ditët,
kur vinin bota në kishë.
(2x)
O kur vinin bota në kishë,
o nga pallati hodha sytë.
(2x)
O nga pallati hodha sytë,
o pashë një vajzë, një dritë.
(2x)
O pashë një vajzë, një dritë,
o që shikohej në pasqyrë.
(2x)
O që shikohej në pasqyrë,
në pasqyrë të florinjtë.
(2x)
O në pasqyrë të florinjtë,
lloj me lloj m'i ndërron stolitë.
(2x)
O lloj me lloj m'i ndërron stolitë,
të qajnë paraponinë.¹
(2x)
O të qajnë paraponinë,
paraponinë e djalërisë.
(2x)
Parapolinë e djalërisë,
o vate² djalëria, vate.
(2x)
O vate djalëria, vate,
që kur shkova brisk në faqe.
(2x)