TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O ike nga vërri- moj vërria¹ moj,
shkele në dëbo-, dëborë moj,
Surratrrumbullake, topolake moj,
gjysmanapolone...
(2x)
E zhvish fustanë e ba-, moj, të bardhë moj,
vare në pero-, peronë² moj!
Surratrrumbullake, topolake moj,
gjysmanapolone...
(2x)
E pa na hap sepe-, moj, sepetnë,³
na gostit me mo-, me mollë moj,
Surratrrumbullake, topolake moj,
gjysmanapolone...
(2x)
Epo dy shishe me bi-, moj, me birrë,
m'i mbaje në do-, në dorë moj,
Surratrrumbullake, topolake moj,
gjysmanapolone...
(2x)
SQARIME.
¹ vërri: vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë (vërri, vërria);SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur trajta jugore e kallëzores. Për dijeninë e lexuesit, në vijim trajtat drejtshkrimore të fjalëve: fustanin (jo fustanë), sepeten (jo sepetnë).