TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJ & VARGJE · PËRMETARE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O ç’u thanë moj, ç’u thanë moj!
O ç’u thanë trëndafilat-ë!
Po s’këndojnë, moj s’këndojnë,
o s’këndojnë bilbilat-ë.
O ç’u thanë moj, ç’u thanë moj!
O ç’u thanë moj të shkretët-ë!
Zënë e bi-, moj zënë e bi-,
epo zënë e bien moj fletët-ë.
O ç’u thanë moj, ç’u thanë!
O ç'u thane moj, të shkretët-ë!
O ç’u thanë moj, ç’u thanë!
O ç'u thanë moj, të shkretët-ë!
Apo zënë e bi- moj zënë e bi-,
apo zënë e bien moj fletët!
Apo zënë e bi- moj zënë e bi-,
apo zënë e bien moj fletët, ëee...
Çupa jonë po qan me lot.
Çupa jonë po qan me lot.
Merre djalin, moj, të dy tok.
O merre djalin, moj, të dy tok.
A u çelën moj, u çelën?
Oh u çelën trëndafilat, ee.
A u çelën moj, u çelën?
Oh u çelën trëndafilat, aee...
Ah u çelën trëndafilat!
Ah u çelën trëndafilat!
Apo të këndojnë moj bilbilat!
Apo të këndojnë bilbilat-ë!
Zunë këndo-, moj zunë këndo-,
apo zunë këndojnë moj bilbilat, ee...