TINGUJ & VARGJE · QYTETARE NGA LABËRIA
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE NGA LABËRIA
TINGUJT
gjirokastritë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
2/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Tasim Gjokutaj
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Uromë, baba, uromë...
Uromë, nënë, uromë...
Kënga, vallë pse pushoi brenda?
Po ndahet vajza nga nëna.
Pikojnë lotët nën qerpikë:
"Prit, moj nënë, dhe një çikë."
Nëna kokën lart e mban,
Pastaj këngës ia ka marrë:
"Të rrita, të bëra kaq,
Vajzë e nënës udhë e mbarë.
"Udhë e mbarë, e lumtur qofsh!
Goja mjaltë të buroftë!
Ta mbushësh atë shtëpi,
plot me lule e fëmijë.
"Fshiji lotët e mos qaj,
koha juaj s’është për vaj.
Djali që erdhi me taksi,
është ai që zgjodhe ti."
Krushqit udhën e kanë marrë,
zemra e nuses dallgë-dallgë.
Sa e pa djalin në krah,
loti nën qerpikë iu tha.
Me mall kokën pas e kthen,
shikon lule, zogj e pemë.
Fjalët e nënës i kujton,
si një këngë që s’mbaron.
Kjo këngë, si shumë këngë të jugut të Shqipërisë, zanafillën e ka si këngë shumëzërëshe. Fjalët më sipër janë një përpunim më i vonë, nga shek. XX.
Mund ta shihni këngën burimore këtu.