TINGUJ & VARGJE · QYTETARE NGA LABËRIA
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE NGA LABËRIA
TINGUJT
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O, ç'tringëlliti moj mbi shtëpi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
Edhe ç'tringëlliti moj mbi shtëpi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
O, ç'kam dy gota moj me raki,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
Edhe ç'kam dy gota moj me raki,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
O, them t'i pi, o mos t'i pi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
Edhe them t'i pi, o mos t'i pi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
O, mos m'i mbushni moj plot e plot,
se jam-ë djalë edhe s'i pi dot.
Edhe mos m'i mbushni moj plot e plot,
se jam-ë djalë edhe s'i pi dot,
O, se jam-ë djalë edhe s'më bën-ë mirë,
po lini dy gishta firë.¹
Edhe se jam-ë djalë edhe s'më bën-ë mirë,
po lini dy gishta firë.
O, ç'tringëlliti moj mbi shtëpi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
Edhe ç'tringëlliti moj mbi shtëpi,
kokërr-ë-vogëla lajthi.
SQARIME.
¹ firë: të zbrazët, pa gjë brenda; pra, lini dy gishta firë = lini dy gishta pa mbushur.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Trajta drejtshkrimore e fjalës kokërrvogëla është kokërrvogla (pa ë).