TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
°❀⋆.ೃ࿔*:・°❀⋆.ೃ࿔*:・
TINGUJT
arbëreshë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4 (& 2/4)
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
arbëreshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
MOJ E BUKURA MORE
Moj e bukura More,*
si të lashë e më s'të pashë!
Si të lashë, si të lashë,
si të lashë e më s'të pashë!
Atje kam unë Zonjën mëmë.
Atje kam unë tim atë.
Atje kam, atje kam,
atje kam edhe tim vëlla.
Gjithë mbuluar, gjithë mbuluar,
gjithë mbuluar, nën një dhé.
LULE-LULE
E lule-lul',
E lule-lule e maca-maca.
Se unë për ty,
se unë për ty, o ndala paca.
E ndalu pak,
e ndalu pak s'është e vertetë.
Se zemra im',
se zemra ime je ti vetë.
(2x, nga fillimi)
SQARIME.
* Moreja është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Pra, nuk është pasthirrmë (more djalë!), as emër njeriu. Emri shqiptar i hapësirës së Peloponezit në Greqinë e sotme është More (Moreja).SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja arbëreshe, për të mos prekur vlerën e këngës.Petkat¹ e të mirat tona
Na i lam te Korona²
Krishtin na kemi me ne
Oj e bukura More
Thell të plas, me lot ndër si³
Na të lipisnjëm,⁴ Arbëri!
Petkat e të mirat tona
Na i lam te Korona
Shën Mërin kemi me ne
Oj e bukua More!
Thell të plas, me lot nder si
Na të lipisnjëm, Arbëri!
Petkat e të mirat tona
Na i lam te Korona
Papën na kemi me ne
Oj e bukura More!
Thell të plast, me lot ndër si
Na të lipisnjëm, Arbëri!
Malet tan me lis e driza
Të bukur sheshe me muriza
Të bukur kroje, të bukur gropa
Të bukur gjerdhe me fallopa!
Jemi e vemi ndë Itali
E më s’ju shomi⁵ me këta si!
Dherat të huaj hare s’kan
Se s’mbllin printët tan'⁶
Prindë, luftuat me thik më dor
Ndërpër shi e ndëpër bor
Ni ju lëm pa një qiri
E pa një vajim. Oj Arbëri!
Luajtim valle nd’atë More
Shtum kangjele⁷ ndë ato hje
Klisht⁸ e tona të bukuruara
Shpizit tona të nderuara!
Ni vjen Turku, Turku i zi
E tërpron klish e shpi
Qeti: Shihni jet e re,
Na tha Dorja, zoti Ndre,
Lipim⁹ qellnjëm¹⁰ ka do vemi
Se buartim mallin e s’e kemi
Me kët zemër, me këta si
Klajëm¹² keq kët Arbëri!
Ndallandishe¹³ e ler e ler
Kur të vish ti njatër hjer
Vjen të vish ti te Korona
E s’gjën më shpit e tona
Më së gjën trima hajdhjar¹⁴
Po ngë një qen, çë kloft¹⁵ i vrar!
Kur u nistin gjith anit
E dherat tanë iktin ka sit
Burrat gjith me një vajtim
Thirrtin grat me një vajtim,
Dil e hana ti, Stihji!¹⁶
Oj More! Oj Arbëri!
SQARIME.
¹ petkat: rrobat;