TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
°❀⋆.ೃ࿔*:・°❀⋆.ೃ࿔*:・
TINGUJT
arbëreshë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
arbëreshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Luli zemra, s’di ku vajte, Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
Mëma ime vajta n’krue Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
E bija ime moj, e kroi te ku është!
E bija ime moj, e kroi te ku është!
Nëna ime, më zu' malli, Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
Doli dielli e më çmalli, Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
E bija ime moj, e dielli te ku është!
E bija ime moj, e dielli te ku është!
Zemra ime, Luli eja, Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
Nëna ime i bukuri vend, e Luli-o,
Luli-o, lulëza ime, zemra moj,
zem(ë)ra më këndon.
E ç’bukuri që kanë, këto malet Arbërore!
E ç’bukuri që kanë, këto malet Arbërore!
Zem(ë)ra më këndon...
Zem(ë)ra më këndon...
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja arbëreshe, për të mos prekur vlerën e këngës.