TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
TINGUJ & VARGJE · ARBËRESHE
°❀⋆.ೃ࿔*:・°❀⋆.ೃ࿔*:・
TINGUJT
arbëreshë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
arbëreshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Kini kujdes në shqiptimin e së folmes arbëreshe. Shkronja gj shqiptohet si dy tinguj më vete, g+j njëri pas tjetrit. P.sh., g-jithë, jo gjithë, e kështu me radhë.
Gjithë e veshur ndër të zeza,
dual një vashë ka hora.¹
Vate të mirr uratën,
uratën e Dheut' tire.
Përpoqi mënin e zi,
e këputi degë të fjetme.
Përpoqi mollën e këputi
degë me molla t'erma.²
Mbjodhi lule ndë prëhrit,
prana u vuri tue kjarë.
Prosopinë³ e Dheut tire:
"O, të fala, Dheu inë!
Të fala se më te lë,
e n'kam si t'shoh u' më.
Ngë kam një dhe u' ku t'vete,
e një horë në ku të mënonj.⁴
Pa një shpi te ku të mbjiedhem,
këto dega e këto lule.
Veshken⁵ si të t'jenë largë,
fare mallin edhe më nxjerrën!
Oh, të fala, Dheu inë!"⁶
SQARIME.
¹ horë: vend i banuar, qendër banimi, fshat a qytet;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja arbëreshe, për të mos prekur vlerën e këngës.