TINGUJ & VARGJE · [NËNFAQJA]
TINGUJ & VARGJE · [NËNFAQJA]
TINGUJT
çamë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
çame
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Tumankuqe,¹ moj belhollë,
ma bën me si,² ma bën me dorë.
(2x)
Ma bën me si, ma bën me dorë,
të pret djali në oborr.
(2x)
Te shtëpia me dërrasa,
dil moj kaleshë³ se plasa.
(2x)
O jelekverdha veshur-o,
moj vije duke qeshur-o.
(2x)
Unë thashë se vije jelekun,
ti veje ku keshe punë.
(2x)
Moj jelekverdha me mëndafsh,
moj hidhe vallen me javash.
(2x)
Hidhe vallen me javash,
dhe shoqet të vijnë nga pas.
(2x)
Dil moj, dil ti në dritare,
vajza çame lozonjare.
(2x)
Tumankuqe moj belhollë,
lule mali, luleborë.
(2x)
Barbaro vasiliko,
moj dhent e mia kush i do?
(2x)
Moj dhent e mija kush i do?
Se s'jam i zoti më për to.
(2x)
Më vrave, t'u vraftë xhani!
Për një rrokozë⁴ tumani!
(2x)
Dil moj, dil ti në dritare,
vajzë çame lozonjare.
(2x)
SQARIME.
¹ tumankuqe: që i ka tumanet të kuqe; tumanet janë veshje të poshtme për gra, të gjera, që vijnë duke u ngushtuar nga fundi;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja çame, për të mos prekur vlerën e këngës.