TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJ & VARGJE · ATDHEDASHËSE
TINGUJT
Porumbescu, 1880
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Asdreni, 1912
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vend!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vend!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O Flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
Tek ti betohemi këtu,
Për Shqipërin' atdheun e shtrenjtë,
Për nder' edhe lavdimn e tu.
Trim burrë quhet dhe nderohet,
Atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet,
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Fakt i qartë e plotësisht i pranuar është që tingujt e Himnit tonë Kombëtar janë të një kënge rumune, me titull "Në flamurin tonë shkruhet Bashkimi" (rumanisht, Pe-al nostru steag e scris Unire), kompozuar më 1880 nga Çiprian Porumbesku (Ciprian Porumbescu).
Çështja që krijon pak më tepër hapësirë për diskutim, janë vargjet, që në përgjithësi thuhet se janë shkruar nga poeti ynë, Asdreni [Aleksandër Stavër Drenova]. Megjithatë, këto vargje ngjasojnë shumë me ato të këngës rumune, të shkruara nga Andrei Bërseanu (Andrei Bârseanu). Mund të thuhet që Asdreni ka kryer më tepër një përshtatje të vargjeve rumune, sesa një krijim të tijin. Më poshtë janë dhënë vargjet e Bërseanut (në gjuhën rumune dhe shqipe) përkrah atyre të Asdrenit, botuar në revistën "Liria", më 1912.
TEKSTI I KËNGËS RUMUNE (BÂRSEANU)
Pe-al nostru steag e scris unire,
Unire-n cuget și simțiri
Și sub măreața lui umbrire
Vom înfrunta orice loviri.
Acel ce-n luptă grea se teme
El însuși e rătăcitor,
Iar noi uniți în orice vreme
Am fost, vom fi învingători.
Am înarmat a noastră mână
Ca să păzim un scump pământ,
Dreptatea e a lui stăpână,
Iar domn e adevărul sfânt.
Și-n cartea veșniciei scrie
Că țări și neamuri vor pieri,
Dar mândra noastră Românie
Etern, etern va înflori.
PËRKTHIMI NË GJUHËN SHQIPE
Në flamurin tonë shkruhet Bashkimi,
Bashkimi në mendje dhe dëshirë,
Nën hijen e tij të madhe,
Do t'i bëjmë ballë çdo goditjeje.
Ai që në luftë frikësohet,
Ka humbur, është endacak.
Por ne, të bashkuar e kurdo të pandarë,
Kemi qenë dhe do të jemi fitimtarë.
Armët i kemi në dorë,
Për të mbrojtur një tokë të shtrenjtë,
E drejta është Zonja e saj,
Dhe e vërteta është Zoti i saj.
Në librin e përjetësisë është shkruar,
Që vende e kombe do të shuhen,
Po Rumania jonë krenare,
Përjetë, përjetë do të lulëzojë.
VARGJET E ASDRENIT
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vend!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!