TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8/7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Tregon gego¹ Velideja,
për kohën e shkuar-ë.
(2x)
Tregon vajzave të reja,
si e kanë martuar-ë.
(2x)
Një gurun² burrë më dhanë,
që s’e keshë njohur-ë.
(2x)
Unë isha tetëmbëdhjetë,
ai gjashtëdhjetë e një.
(2x)
Më mori grua të pestë,
katër i kish ndjekur-ë.
(2x)
Qyqja për ato zakone,
se na nxinin jetën-ë!
(2x)
Po ju sot bijat e mia,
lirinë e fituat-ë.
(2x)
Ua dha dhuratë Partia,
Bashkë me Enverin-ë.
(2x)
Marrçin nga ditët e mia,
të rrojnë sa malet-ë!
(2x)
SQARIME.
¹ gego: (na ndihmoni me kuptimin e kësaj fjale)SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të disa fjalëve: marrshin, (jo marrçin). Më sipër është përdorur trajta dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.