TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Neço Muko
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Vajzë e valave...
Zemëra s'ia mban,
mbi një gur anës së detit.
Qan e mjera, qan e zeza,
qan e shkreta, qan.
Pret atë që pret...
Dhe një dhimbje ndjen,
gjithë bota venë e vinë.
Por ai nuk vjen, e mjera,
por ai nuk vjen.
Pranvera arrin...
Një mëngjes të qetë
Shkojnë e vijnë dallëndyshet
Vajza ju thërret, e mjera.
Vajza ju thërret.
"Ju, të bukur zogj...
Tek ju kam një shpresë.
Ju që shkoni dete e male.
Dua të ju pyes, e mjera,
dua të ju pyes.
Mos e patë ju?
Rron, apo nuk rron?
Ndonjë lajm, a ndonjë letër.
Vallë a më kujton, e mjera?
Vallë a më kujton?"
"Një jetime jam...
Pa nënë e baba.
Një që kisha, një që doja.
Iku dhe më la, e mjera.
Iku dhe më la."
Vajzë e valave...
Thosh i mjeri djalë:
"Merre këtë letër e qamë
Kështu qe për ne, e mjera.
Kështu qe për ne."
SQARIME.
z¹ bejkë: dele e bardhë; fig., vajzë e re, bardhoshe dhe e hijshme;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të disa fjalëve: fle, me e (jo flë); bariun (jo barinë). Më sipër është përdorur trajta dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.