TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
11-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Moj e bukura sa s'ka, moj Vasillo!
Të vdiq-ë pashai e të la, moj Vasillo!
(2x)
Kuja kala më kala, moj Vasillo!
Se të kish ëngjëll në krah, moj Vasillo!
(2x)
Se i thoshnë Ali Pasha, moj Vasillo!
Se ti qe nuri ndër gra, moj Vasillo!
(2x)
Gjithë hazineja që la, moj Vasillo!
Pa ty s'vlen asnjë para, moj Vasillo
(2x)
Në moshë si bijë e baba, moj Vasillo!
"Gjeraqinë e heshtur" – tha, moj Vasillo!
(2x)
Moj e bukura sa s'ka, moj Vasillo!
Të vdiq-ë pashai e të la, moj Vasillo!
(2x)
SQARIME.
¹ hazine: thesar, pasuri të mëdha;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të fjalëve: engjëll, me e (jo ëngjëll); se i thoshin (jo se i thoshnë). Më sipër janë përdorur trajtat dialektore për të respektuar vargun tradicional.