TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
[PJESA E PARË]
O trimja Miro tërbaçe!
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Moj e rritura bonjake!¹
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Nëpër dyert e tërbaçe.
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Edhe një vëlla që pate.
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Ta vrau pashai për haraçe.²
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Shkove te berberi vajte.
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
“Berber të kam si vëllanë.”
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
“Do ma preç-ë çepenë³ si djalë.”
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
“Se do marr hakë për vëllanë!”
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
Mirua ormisi⁴ pashanë!
O Miro, o trimja Mirë!
(2x)
[PJESA E DYTË]
Hapi udhën shkëmb i sertë,
se shkoi Miro tërbaçja.
Çepenë prerë si djemtë,
rrëmbyer shpuzën⁵ nga vatra.
(2x)
(Refreni:)
– Miro të vranë vëllanë!
– Heshtni, se e kam-ë të gjallë!
Dilni pyesni pashanë,
në i gjetshi dot-ë nishanë.”⁶
Trokë e kalit s'ka të shuar,
nëpër ditë, nëpër natë.
Shtigjet e malit kafshuar,
supeve të fushës, plagë.
(2x)
(Refreni)
Yjet bëjnë sikur dalin,
dhe mëngjesi sikur mbin-ë.
Shkumë e bardhë në gojë të kalit,
re e zezë me vetëtimë.
(2x)
(Refreni)
Farfurin çadër e pashait,
rri orgjia⁷ këmbëkryq.
Skuq plumbi lulen e ballit,
malet zgjerojnë mushkëritë.
(Refreni)
SQARIME.
¹ bonjake: jetime.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja toske për të mos prekur vlerën artistike të këngës. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të fjalëve janë: do ma presësh çepenë (jo do ma preç-ë çepenë).