TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
5/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
"Ç'pan'-o...¹ Ç'pan'-o...
Ku, ku,² ku, ku janë?"
Qan-ë motra për vëllanë!
Në një ditë të bukur prilli,
dy vëllezërit në stan-ë,
dhëntë qethnin me gërshërë.
Nuk u muarrën veshë, ç'panë?
"Ç'pan'o... ooo....
Ku, ku, ku, ku janë?"
Qan-ë motra për vëllanë!
Mbi një gur, mos pastë pjesi!³
I dymbëdhjeti shejtan-ë,
u trazoi a muhabetin,
me gërsherë u therr' u vranë.
"Ç'pan'-o... ooo...
Ku, ku, ku, ku janë?"
Qan-ë motra për vëllanë!
Gjaku e skuqi vërrinë,⁴
motërzeza tundi malnë:
"Ku i kam vëllezërit unë?"
Kukuku! Mori dynjanë!
"Ç'pan'-o...
Kuku, kuku janë?"
Qan-ë motra për vëllanë!
SQARIME.
¹ ç'panë: ç'patën, ç'i gjeti (trajtë jugore).SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të disa fjalëve: ç'patën, (jo ç'panë); nuk u morën (jo nuk u marrën); malin (jo malnë); Më sipër janë përdorur trajtat dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.