TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJ & VARGJE · SHUMËZËRËSHE
TINGUJT
labë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
labe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Sinan Malua çepeverdhë...¹
O Sinan, edhe o Sinan!
O Sinan labi, o lule!
Dil nga va', edhe dil nga va',
dil nga varri, o dhe njëherë!
O Sinan, edhe o Sinan!
O Sinan labi, o lule!
(2x)
Që të bësh, edhe që të bësh,
që të bësh, o dyfek² me mbrenë!
O Sinan, edhe o Sinan!
O Sinan labi, o lule!
Ashtu si, edhe ashtu si,
ashtu si-o-ç e ke adenë!³
O Sinan, edhe o Sinan!
O Sinan labi, o lule!
SQARIME.
¹ çepeverdhë: që i ka balluket të verdha; flokëverdhë;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Kallëzorja e toskërishtes është ruajtur për të mos prekur vlerën artistike të këngës. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të fjalëve në rasën kallëzore do të ishin: mbretin (jo mbrenë), adetin (jo adenë). Gjithashtu, Sinan Maloja (jo Sinan Malua).Figura kryesore e këngës është Sinan Labi (emri i plotë: Hasan Sinan Gjostoja), lindur në fshatin Gusmar të Kurveleshit të Sipërm. Në vitin 1831, ka luftuar krah Zylyftar Podës (komandant i Ali Pashës, kryengritës e luftëtar), gjatë përleshjes në malin Melesin, kundër ushtrisë osmane.