TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
kolonjarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
kolonjare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Epo ç'ke moj ta-, moj tambura¹ që s’bie?
Qënke prerë, o moj nën-ë hije!
(2x)
Epo jarina, tarinanina!
O më t'u bëftë, moj nëneja!
(2x)
Epo tamburaja, moj një, o një dru prej mani.
O si t'ia bëj, o këtij xhanani?
(2x)
Epo jarina, tarinanina!
O më t'u bëftë, moj nëneja!
(2x)
Epo tamburaja, moj një, o një dru prej fiku.
O si t'ia bëj, o këtij ashiku?
(2x)
Epo jarina, tarinanina!
O më t'u bëftë, moj nëneja!
(2x)
SQARIME.
¹ tambura: vegël muzikore me tre tela, me bisht të gjatë dhe me kasë të vogël; jongar.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajta drejtshkrimore e fjalës: qenke (me e), jo qënke. Këtu është ruajtur trajta dialektore për të mos prekur vlerën e këngës.