TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Hajde more, të dalim nga Lipa,
o nga Lipa...
Djalë, more, të presim verinë,
o verinë...
Fol, more pëllumb i Përmetit!
O Përmetit...
Djalë, more, të shtojmë dashu-,
eee....
Djalë, more, mbas teje do të vij,
o do të vij...
E bashkë, more, të punojmë në arë,
o në arë...
Fol, more pëllumb i Përmetit!
O Përmetit...
Djalë, more, sa qënke i,
o i madh, eee....
Djalë, more, kush të porositi,
porositi...
që, more, s'më the "natën e mirë",
o 'n e mirë?
Fol, more pëllumb i Përmetit!
O Përmetit...
djalë more, sa qënke i...
eee...
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Trajta drejtshkrimore e fjalës verinë është veriun (presim veriun). Më sipër është ruajtur kallëzorja e vjetër për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga. Gjithashtu është ruajtur edhe forma qënke (që sipas drejtshkrimit duhet qenke), për të njëjtën arsye.