TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Ti, moj fletë e mollës-ë!
Apo ti, moj fletë e mollës-ë!
Apo t'u bëfsha moj të gojës-ë!
Apo t'u bëfsha moj të gojës, aee...
— Apo dorën-o, djalo dorën-ë!
Apo dorën-o, djalo dorën-ë!
Aman ç'më trete, mor si borën-ë!
Aman ç'më trete, mor si borën, ëee...
Apo nuk di rrugën-ë nga të vij!
Apo nuk di rrugën-ë nga të vij!
Apo n'ato bahça me ullinj.
Apo n'ato bahça me ullinj, aee...
— Apo gishtin-o, djalo gishtin-ë!
Apo gishtin-o, djalo gishtin-ë!
Aman ç'ma këpute, mor shpirtin-ë!
Aman ç'ma këpute, mor shpirtin, ëee...
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Sipas drejtshkrimit, fjala bahçe në shumës bën bahçe, jo bahça. Më sipër është ruajtur trajta me a për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.