TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
MOTËRZIMI I PARË
Penxherenë e zotërisë sate,
ta ka zënë pema je-, o jeshile obobo....
Po hyn e del ke po-, ke porta,
jashtë, moj, unë i mjeri obobobo...
Oi-oi...
Ma tund, moj, të shkretën, ma-, o mandile...¹
Hyn e del ke po-, ke porta,
jashtë, moj, unë i mjeri obobobo...
Oi-oi...
Ma tundnje, të shkretën, ma-, o mandile...
Bubu moj, t'u rritnë, o cicat, t'u rritnë obobobo... oi... e...
Rrushë pa pjekur, aguridhe... obobo... ojo... ie....
Po kur të hapa xha-, moj xhama-...
danin moj unë i mjeri obobobo...
Oi-oi...
Të gjeta, moj, qumësht dallandyshe...
Kur të hapa xha-, moj xhama-...
danin moj unë i mjeri obobobo...
Oi-oi...
Të gjeta, moj, qumësht dalla... o bilbil.... oh!
MOTËRZIMI I DYTË
Penxherenë e zotërisë sate,
ta zuri pema, o jeshile...
Hyn e del ne po-, ne porta,
jashtë, i mjeri unë!
Oi-oi...
Ma tund, moj, të shkretën mandile...¹
(Ref., 2x)
Në sabah, pa gdhirë vije,
dilnje në rrugë e të prije.
Hyn e del e pon e porta,
jashtë, i mjeri unë
Oi-oi...
Ma tund, moj, të shkretën mandile...
Hyn e del e pon e porta,
jashtë, i mjeri unë
Oi-oi...
Ma tund, moj, të shkretën ma-, o bilbil ore... oh!
SQARIME.
¹ mandile: shami.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur trajta jugore e kohës së pakryer për të mos prekur vlerën e këngës. Sipas drejtshkrimit: ma tundje (jo ma tundnje), dilje (jo dilnje). Për të njëjtën arsye është ruajtur edhe trajta dallandyshe, që sipas drejtshkrimit duhet dallëndyshe. Në motërzimin e dytë është ruajtur trajta "hyn e del ne porta", që sipas drejtshkrimit duhet "hyn e del në portë" ose "te porta".