TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O kaposh, more kaposh!
More, zëri yt i bukur seç na zgjon!
O kaposh, more kaposh!
More, seç mbyll sy-, syçkat kur këndon!
O kaposh, me dorën time,
more, të kam rri-, rritur me thërrime!
O kaposh majë çatisë,
more, bukuria e shtëpisë!
Kaposhi bënte gagaga!
Nusja donte bakllava.
Dhënd(ë)ri mendonte:
"Si lum unë, i lumuri!
More, me kë do fle sonte?"
Ohoho...!
Kaposhi bënte kiriki!
Nus(e)ja si yll e dritë!
Dhënd(ë)ri mendonte:
"Si lum unë, i lumuri!
Do kolovitem sonte!" Eee...
O kaposh, more kaposh!
More, zëri yt i bukur seç na zgjon!
O kaposh, more kaposh!
More, seç mbyll sy-, syçkat kur këndon!
O kaposh, me dorën time,
more, të kam rri-, rritur me thërrime!
O kaposh majë çatisë,
more, bukuria e shtëpisë!
Kaposhi bënte gagaga!
Dhëndri hante bakllava.
Nus(e)ja mendonte:
"Si, lum unë, e lumura!
More, me kë do fle sonte?"
Ohoho...!
Kaposhi bënte kiriki!
Dhënd(ë)ri djalë flori!
Nus(e)ja mendonte:
"Si, lum unë, e lumura!
Do gudulitem sonte!" Eee....