TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Moj thëllë-, moj thëllëza në kafaz-ë, eee....
Aman, moj thëllë-, moj thëllëza në kafaz-ë, eee...
Apo të vij brë-, të vij brënda e më qas-ë, eee...?
Moj të vij brë-, të vij brënda e më qas-ë, eee...?
— Apo të qas-ë, të qas, o bilbil, të qas-ë, eee...
Apo të qas-ë, të qas, o bilbil, të qas-ë, eee...
Apo të vish me, të vish me lodra me gaz-ë, eee...
Të vish me, të vish me lodra me gaz-ë, aee...
— Apo thëllëz'-e! Thëllëzë e bukur në shkëmb-e...
Edhe o moj thëllëz'-e! Thëllëzë e bukur në shkëmb-e...
Aman moj kur dëgjo-, kur dëgjova zërin tënd-e...
He, moj kur dëgjo-, kur dëgjova zërin tënd-e...
Eh moj shastisa!¹ Shastisa, mbeta në vënd-e!
Ëh, moj shastisa! Shastisa, mbeta në vënd-e, oee...
— Apo hajde bi-, hajde bilbil, rri tek unë, eee...
Hajde bi-, hajde bilbil, rri tek unë, aee...
Apo të këndo-, të këndojmë sa më shumë, eee...
Merrja ti, merrja ti e ta pres unë, aee...
Apo hajde bi-, hajde bilbil, rri tek unë, eee...
Hajde bi-, hajde bilbil, rri tek unë, aee...
Apo të këndo-, të këndojmë sa më shumë, eee...
Merrja ti, merrja ti e ta pres unë, ëee...
SQARIME.
¹ shastisa: u hutova krejtësisht, u trullosa, mbeta pa mend.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të fjalëve: brenda (jo brënda), vend (jo vënd). Këtu janë mbajtur trajtat me ë për të ruajtur të folmen e krahinës prej nga buron kënga.