TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJ & VARGJE · SAZE
TINGUJT
përmetarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
përmetare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Ç'ia thoshte bilbili,
te portë e Kalasë!
Mjeri, moj unë i mjeri!
E si t'ia bëj sevdasë?
(2x)
Ç'ia thoshte bilbili,
hapa, moj penxherenë!
O iknë mendtë e mia,
te zotrote mbejnë!
(2x)
Ç'ia thoshte bilbili,
o në degë të hurmasë!
O mjeri, moj unë i mjeri!
E si t'ia bëj sevdasë?
(2x)
Ç'ia thoshte bilbili,
e-j-o krua më krua!
O seç më zuri gjumi,
mbi cicat e tua!
Ç'ia thoshte bilbili,
e-j-o krua më krua!
O malli, moj më ka marrë,
për nazet e tua!
(2x)
Jarinani, nani-nani,
o të keqen-ë!
Iku çupa sonte,
moj na la vetëm-ë!
(2x)
Ç'ia thoshte bilbili,
e-j-o krua më krua!
O malli, moj më ka marrë,
për nazet e tua!
(2x)