TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJT
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
12/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
MOTËRZIMI I PARË
O ja dhônër, shtyllë e shtëpisë!
Ja dhônër, shtyllë e shtëpisë!
Hiq rrobet e beqarnisë!
Hiq rrobet e beqarnisë!
O vish rrobet e dhôndërisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
E beqarninë ta qajsh me lot!
Oh, beqarninë ta qajsh me lot!
O nusja' re u dashka fort!
Nusja' re u dashka fort!
Ja dhônër bajrak po pi!
Ja dhônër bajrak po pi!
Nji nuse që deshe ti!
O nji nuse që deshe ti!
O vallahi s'e desha vetë!
Vallahi s'e desha vetë!
O ma dha baba ... .... !
Ma dha baba për hyzmet!
O ja dhônër, shtyllë e hajatit!
O ja dhônër, shtyllë e hajatit!
E m'i gëzofsh rrobet e shtatit!
E m'i gëzofsh rrobet e shtatit!
E m'i gëzofsh m'i majtsh me shnet!
O m'i gëzofsh, m'i majtsh me shnet!
Porsi sot e nji mijë vjet!
O porsi sot e nji mijë vjet!
MOTËRZIMI I DYTË
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
O vish rrobet e dhôndërisë!
— Ti moj nuse, kujna je?
Ti moj nuse, kujna je?
— O jam e non's, e babës-e!
A jam e non's, e babës-e!
MOTËRZIMI I TRETË
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
E beqarninë ta qajsh me lot!
Nusja e re u dashka fort!
SQARIME.
¹ bajrak: trupdrejtë, i bukur / me cilësi të mira;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja e Shqipërisë së Mesme, për të mos prekur vlerën e këngës. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të fjalëve janë: dhëndër (jo dhôndër, as dhônër), fshij (jo mshij), frikë (jo frykë), beqarinë (jo beqarninë), qash (jo qajsh), rrobat (jo rrobet), beqarinë (jo beqarninë), një (jo nji), m'i mbajtsh (jo m'i majtsh), e kujt na je (jo kujna je), shëndet (jo shnet).