TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJT
Isuf Myzyri
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8/7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Kur pata nji lule t’bukur,
thôshë se do ta kem përherë.
(2x)
Iku fluturoi si flutur,
edhe s’mujta me i môrrë erë.
(2x)
Lulen në dorë unë kur e pata,
kimetin¹ nuk ia dita.
(2x)
Vaj,² sa shpejt na u ngrys nôta,
unë këtë gjô nuk e prita.
(2x)
Lulja prej dorës ç’më ra!
Unë nga gjumi u zgjova.
(2x)
M’la të shkretë, si gur vôrri,
dhe nga menja shkallova.
(2x)
Unë prej lules s’kôm t’largue,
nuk shuhet kjo dashuni.
(2x)
Gjithnji vjen duke u shtue,
merre kupën edhe pi.
(2x)
SQARIME.
¹ kimet: vlerë; pra, kimetin nuk ia dita = vlerën nuk ia dita;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja e Shqipërisë së Mesme, për të mos prekur vlerën e këngës.