TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJT
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
12/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
MOTËRZIMI I PARË
O udhë e marë, o krushku i parë!
Udhë e marë, o krushku i parë!
O na i thu'j nuses: "Mos na qaj!"
O na i thu'j nuses: "Mos na qaj!"
Udhë e marë, o krushku i dytë!
Udhë e marë, o krushku i dytë!
O na i thuj nuses t'na ngrejë kry't!
O na i thuj nuses t'na ngrejë kry't!
MOTËRZIMI I DYTË
Udha e mbare o krushku i parë,
na e sill nusen fort të bardhë!
Udha e mbare o krushku i dytë,
na e bjer nusen fort të grytë!
Udha e mbare o gjithë sa jeni,
nuse të keqe mos na bini!
Po i çon fjalë krushka krushkës,
nëpër vesh të kalit të nuses.
I thuj nuses: "Ruj se qan",
se të kam falë mâ t'bukurin djalë.
MOTËRZIMI I TRETË
O udhë e marë, o krushku i parë!
Udhë e marë, o krushku i parë!
O na i thu'j nuses: "Mos na qaj!"
E na i thu'j nuses: "Mos na qaj!"
"Oh, mos na qaj, nuse tufia!"
"Mos na qaj, nuse tufia!"
"Se të prishet bukuria!"
"Se të prishet bukuria!"
— Le të prishet, se ç'e du'!
Le të prishet, se ç'e du'!
Sot po qan nôna për mu'!
Sot po qan nôna për mu'!
SQARIME.
¹ të grytë: ...SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja e Shqipërisë së Mesme, për të mos prekur vlerën e këngës.