TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJ & VARGJE · SHQIPËRIA E MESME
TINGUJT
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
12/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Shq. e Mesme
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
MOTËRZIMI I PARË
O ja dhônër, shtyllë e shtëpisë!
Ja dhônër, shtyllë e shtëpisë!
Hiq rrobet e beqarnisë!
Hiq rrobet e beqarnisë!
O vish rrobet e dhôndërisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
E beqarninë ta qajsh me lot!
Oh, beqarninë ta qajsh me lot!
O nusja' re u dashka fort!
Nusja' re u dashka fort!
Ja dhônër bajrak po pi!
Ja dhônër bajrak po pi!
Nji nuse që deshe ti!
O nji nuse që deshe ti!
O vallahi s'e desha vetë!
Vallahi s'e desha vetë!
O ma dha baba ... .... !
Ma dha baba për hyzmet!
O ja dhônër, shtyllë e hajatit!
O ja dhônër, shtyllë e hajatit!
E m'i gëzofsh rrobet e shtatit!
E m'i gëzofsh rrobet e shtatit!
E m'i gëzofsh m'i majtsh me shnet!
O m'i gëzofsh, m'i majtsh me shnet!
Porsi sot e nji mijë vjet!
O porsi sot e nji mijë vjet!
MOTËRZIMI I DYTË
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
O vish rrobet e dhôndërisë!
— Ti moj nuse, kujna je?
Ti moj nuse, kujna je?
— O jam e non's, e babës-e!
A jam e non's, e babës-e!
MOTËRZIMI I TRETË
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O ja dhôndër, shtyllë e shtëpisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
O hiq rrobet e beqarnisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
Vish rrobet e dhôndërisë!
E beqarninë ta qajsh me lot!
Nusja e re u dashka fort!
SQARIME.
¹ bajrak: trupdrejtë, i bukur / me cilësi të mira;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja e Shqipërisë së Mesme, për të mos prekur vlerën e këngës. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore të fjalëve janë: dhëndër (jo dhôndër), fshij (jo mshij), frikë (jo frykë), beqarinë (jo beqarninë).