TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJT
shkodranë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
7/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
shkodrane
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Pranvera filloi me ardhë,
dhe bylbyli nis me k’ndu’.
Njajo dranofillja e bardhë,
del n’dritare me ndigju’.
Oh shpirt, sa të du’!
Për mas teje kâm maru'.
Oh shpirt, sa të du’!
S’bashkut jetën me kalu’.
Rretherreth Shkodrës jam sjellë,
lule m’lule tuj shetitë.
Ndër ma t’bukrat ty t’kâm zgjedhë,
porsi hylli i bukurisë.
Oh shpirt, sa të du’!
Për mas teje kam maru'.
Oh shpirt, sa të du’!
S’bashkut jetën me kalu’.
Kanarinën e merr malli,
s’mundet kujt me i diftu’.
Se bylbyli âshtë i pari,
edhe unë i kâm besu’.
Oh shpirt, sa të du’!
Për mas teje kam maru'.
Oh shpirt, sa të du’!
S’bashkut jetën me kalu’.
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, për të mos prekur vlerën e këngës.Edhe pse kënga nuk është kompozuar prej tij, kompozitori Tonin Harapi (1926 — 1992) kreu një orkestrim tepër të mirë të këngës, duke e kthyer nga një melodi të thjeshtë qytetare, në një prej këngëve më të dashura të repertorit shkodran.