TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJT
Palokë Kurti
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Hila i Files
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Në zaman¹ të njasaj furie,²
unë deshta me dalë me tretë.
Fjala jote moj hyrie,³ më ndali vetë.
Fjala jote moj hyrie, më ndali vetë
Ta dish, ta dish, ta dish,
Se s’la pa t’marrë!
Ta dish, ta dish, ta dish,
hallin qi kam...
Ti ta dish moj bukuri-e
se prej fjalës unë s’të dal.
Në m’bash moj jabanxhi-e,⁴ unë dal në mal.
Në m’bash moj jabanxhi-e, unë dal në mal.
Ta dish, ta dish, ta dish,
Se s’la pa t’marrë!
Ta dish, ta dish, ta dish,
hallin qi kam...
Kemi ardhë n’ahri zaman,⁵
behari vjen tue dalë.
Të lutem mori sulltanë, të më rrish në fjalë!
Të lutem mori sulltanë, të më rrish në fjalë!
Ta dish, ta dish, ta dish,
Se s’la pa t’marrë!
Ta dish, ta dish, ta dish,
hallin qi kam...
SQARIME.
¹ zaman: (nga turq.) kohëSHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, për të mos prekur vlerën e këngës.