TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJT
Prenkë Jakova
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
2/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Filip Ndocaj
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Moj Margjelë, mori mal'sore,
ku po shkon me at' kosore?
Ku po shkon, moj, tuj vrapue?
A po vjen, o vashë, me mue?
Bashkë te shkojmë, o me punue.
Bashkë te shkojmë, mori Margjelo!
Margjelo, mori Margjelë,
çilma synin qi m'ke mshelë!
O Margjela e Malësisë,
thuja kângëve t'çobanisë!
(Ref., 2x)
O Margjelë, mori fisnike!
Çika e Malësisë Kreshnike!
Mos t'l'shoi zemra, bre sojnike?
Trim' i mirë që shkon si erë,
mendjen ty e ka gjithherë.
E nga shpres' bëhet verë!
Margjelo, mori Margjelë,
çilma synin qi m'ke mshelë!
O Margjela e Malësisë,
thuja kângëve t'çobanisë!
(Ref., 2x)
SQARIME.
¹ mshelë: mbyllur;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, për të mos prekur vlerën e këngës.