TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJT
Simon Gjoni, 1946
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
7/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Zef Pali, 1946
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Tuj shëtit un' n'mal e n'kodër,
tuj prekë lulet t'gjithë me dorë.
Veç n'nji kopsht, ma t'buk’rin n'Shkodër,
ty të gjeta Luleborë.
Je e vogël, por e plotë,
ty t'kërkoj unë tash sa mot.
Tash sa mot unë ty t'kërkoj,
du' me ty jetën ta çoj.
Eja, eja Luleborë,
unë me ty do thurr kurorë.
(2x)
Pashë mâ t’buk’rën stinë t’pranverës,
pashë mâ t’buk’rin drandofill!
Mos t’ja falish kuj' ti erën,
se për mu' vetëm ke çilë!
Je e vogël, por e plotë,
ty t'kërkoj unë tash sa mot.
Tash sa mot unë ty t'kërkoj,
du' me ty jetën ta çoj.
Eja, eja Luleborë,
unë me ty do thurr kurorë.
(2x)
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, për të mos prekur vlerën e këngës.