TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE SHKODRANE
TINGUJT
Leonard Deda
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
7/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
Zef Lekaj
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8/6-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Mbeta gjithë ditën hijeve,
se m’thanë në hije rri.
Etjen e shova krojeve,
krojeve ku pin ti.
E mira u raft', o hijeve,
qi mujtën me m'fresku'.
I kjartë âshtë uji i krojeve,
qi etjen ma kanë shu'.
Po t'jemi bashkë na të dy,
do t'na shikjojnë me zili.
E do t'na flasin në sy,
sa duhemi unë dhe ti!
(2x)
Sa herë bjen dielli majave,
e muzgut rrugë i l'shon.
Sa kândshëm iu th'rret deleve,
kur stanit nis e i çon.
Besa, u k'naqa hijeve,
gjithë ditën kep më kep.
Kur zânin ia l’shoj deleve,
e ti përgjigje më jep.
Po t'jemi bashkë na të dy,
do t'na shikjojnë me zili.
E do t'na flasin në sy,
sa duhemi unë dhe ti!
(2x)
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja gege, për të mos prekur vlerën e këngës.Vargjet, siç shkruhet më sipër, janë të Zef Lekajt, artistit shkodran (1924 — 1999). Vetë poeti e ka titulluar këngën "Kur perëndon dielli"; megjithatë, prej kohësh njihet me vargun e parë të refrenit: "Po t'jemi bashkë na të dy".
Zef Lekaj ka kaluar një sërë peripecish gjatë periudhës së diktaturës, përfshirë këtu dënimin me dhjetë vite burg politik. Qe ndër artistët e shumtë të dënuar me akuzën "agjitacion e propagandë". Ju këshillojmë të njiheni me historinë e tij, së paku duke lexuar këtë artikull nga ObserverKult.