TINGUJ & VARGJE · [NËNFAQJA]
TINGUJ & VARGJE · [NËNFAQJA]
TINGUJT
fierakë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
7/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
fierake
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Ma kishe, o moj, shtëpinë,
epo mu në fund të Fierit, moj goce!
Oh për belin!
Të zbardhonte, moj, kjo gusha
si topi i sheqerit, moj goce!
Oh për belin!
I more, o moj, më qafë,
gjithë këta djemtë e Fierit, moj goce!
Oh për belin!
M'i prisje, o moj, baluket,
me gërshërë, deri, moj goce!
Oh për belin!
I more, o moj, më qafë,
gjithë këta djemtë e Fierit, moj goce!
Oh për belin!