TINGUJ & VARGJE · QYTETARE KORÇARE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE KORÇARE
──── ⋅ ✧ ⋅ ────
TINGUJT
Kristo Kono
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
2/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
L. Poradeci
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
të përziera
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Kur më vjen burri nga stani,¹
kur më vjen, kur më vjen...
Kur më vjen.
Fu-fu-fu ma bën fustani.
Fu-fu-fu, fu-fu-fu...
Fu-fu-fu.
Kur më vjen burri nga kisha
Fur-fur-fur ma bën këmisha.
(2x)
Kur më vjen burri nga arat,
kur më vjen, kur më vjen...
Kur më vjen.
Dal i bëj një zë përpara,
dal i bëj, dal i bëj...
Dal i bëj.
Kur më vjen burri nga ullinjtë,
marr një shkarpë e i nxjerr sytë.
(2x)
Kur e shoh burrin të verbër
kur e shoh, kur e shoh...
Kur e shoh.
Oh, oh, oh ç’më shpon në zemër,
oh, oh, oh; oh, oh, oh...
Oh, oh, oh.
Kur e shoh burrin pa dritë,
plot me lot më mbushen sytë.
(2x)
Ç’thashë ashtu, a unë korba!
Ç’thashë ashtu! Ç’thashë ashtu...
Ç’thashë ashtu!
Jo, moj, jo, sytë s’ia nxorra!
Jo, moj, jo! Jo, moj, jo...
Jo, moj, jo!
Kur më vjen burri nga stani,
fur-fur-fur ma bën fustani.
(2x)
SQARIME.
¹ stan: vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë dhe për bulmetin njëkohësisht; shpesh gjendet i ngritur në mal gjatë verës, teksa gjatë dimrit, ndodhet në vërri (vend i ulët që nuk e zë era).