TINGUJ & VARGJE · QYTETARE KORÇARE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE KORÇARE
TINGUJT
korçarë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
12/8
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
korçare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Qeraxhi¹ o, o i Grebenesë² dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, qeraxhi o, o i Grebenesë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Qeraxhi që, o që nget karvanë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, mos ke parë, hajt o burrat tanë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, qeraxhi të, oh të kam vëlla edhe more, ah qe-qeraxhi!
O, sillma burrë, hajt o pa para edhe more, ah qe-qeraxhi!
Në qofshin-o, o burrat e botës dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, mur më mur o, do t’i bije kokës dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, në qofshin-o, hajt o burrat tanë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, sihariq të, o të jap gjerdanë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Shkojnë burrat, shkojnë edhe na lenë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, shkojnë edhe, edhe marrin dhenë dhe more, ah qe-qeraxhi
Eee, shkojnë edhe, edhe marrin dhenë dhe more, ah qe-qeraxhi!
SQARIME.
¹ qeraxhi (drejtshkr. qiraxhi): njeri që bartte me qira nga një vend a krahinë në një tjetër ngarkesa, mallra a plaçka me kuajt e vet; sot fjala qiraxhi (qeraxhi) e ka humbur këtë kuptim dhe përdoret thuajse vetëm për dikë që merr një banesë me qira.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur trajta qeraxhi (me e) e fjalës për të ruajtur të folmen e jugut. Sipas drejtshkrimit, duhet me i, qiraxhi.[HYRJE]
Ika, ika dhe s'të pashë moj...
Moj faqet me, o të kuq t'i lashë…
O faqet me, o të kuq t'i lashë...
Ku do vesh, more i shuar?
Po një natë ke, o që je martuar...
Po një natë ke, o që je martuar...
Shtatë motra, unë e teta...
O një natë, o me burrin s'fjeta...
O një natë, o me burrin s'fjeta...
[SHTRUAR]
Qeraxhi e, o i Grebenesë dhe more, ah qeraxhi!
Eee, paske qenë, epo i pabesë dhe more, ah qe-qeraxhi!
Eee, qeraxhi të, o të kam vëlla-j-edhe more, ah qeraxhi!
Eee, sillma burrin, epo pa para-j-edhe more, ah qe-qeraxhi, eee...
Epo në qofshin-o, opo burrat tanë dhe more, ah qeraxhi!
Eee, sihariq të, do të jap gjerdan edhe more, ah qeraxhi!
Eee, në qofshin-o, o burrat e botës dhe more, ah qeraxhi!
Eee, mur më mur do, do t'i bije kokës dhe more, ah qe-qeraxhi, eee...
Qeraxhi të, o të plastë kali dhe more, ah qeraxhi!
Eee, ndave nusen, o nusen nga djali dhe more, ah qeraxhi!
Eee, shkojnë burrat, shkojnë edhe na lenë dhe more, ah qeraxhi!
Eee, shkojnë edhe, edhe marrin dhenë dhe more, ah qe-qeraxhi, eee...
Ka disa burime që e cilësojnë gabimisht titullin e këngës si "Qerrexhiu i Grebenesë", ku qerrexhi do të thotë ai që punon me qerre, qerrtari. Kjo nuk përputhet me shqiptimin e fjalës në këngë.
Fjala e saktë është "qiraxhi", shqiptuar sipas dialektit si "qeraxhi" (edhe sot në krahinat e jugut shqiptohet "qeraxhi", "qera"). Sot fjala ka kuptimin e dikujt që merr me qira një banesë, por dikur përdorej për dikë që merrte plaçka me qira dhe i çonte nga një vend në tjetrin me kuaj. Pra, dikush paguante një farë qiraje te qiraxhiu (qeraxhiu) që plaçkat t'i dërgoheshin nga një vend në tjetrin.
Kjo përputhet me shpjegimin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1980), edhe pse Fjalori i Madh (2026) e ka hequr këtë përkufizim të vjetruar. Edhe pse "qerrexhi" dhe "qiraxhi" janë fjalë tepër të ngjashme, vlen të saktësohet fjala e duhur.
Më sipër është shkruar fjala me e, "qeraxhi", për të ruajtur karakterin tipik të këngës, sipas së folmes korçare, meqenëse është kaq fjalë kyçe. Sipas drejtshkrimit, siç u tha më sipër, duhet shkruar "qiraxhi", me i.