TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJT
beratas
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
3/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
beratase
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
O ç'm'u mbush trupi, moj, me gjylpëra!
Kam gjashtë muaj që po lëngoj...
Asnjë njeri s'më vjen te koka!
Përveç doktorit që m’vizitoi.
(2x)
Jam jabanxhi e jam vetëm-ë.
I mjeri, si ta çoj jetën-ë?
Jam jabanxhi e jam pa njeri.
S'kalohet jeta pa dashuri!
O rrugës tënde, moj, kur kalova.
Ti më rrije duke qëndis'!
O hape synë, më shikove!
Dhe hije ti zëmrën ma le!
(2x)
Jam jabanxhi e jam vetëm-ë.
I mjeri, si ta çoj jetën-ë?
Jam jabanxhi e jam pa njeri.
S'kalohet jeta pa dashuri!
Do të marr trastën ta hedhë n’kurriz-ë.
portë në portë do trokullis.
Porsi lypsari do të bëhem,
unë ty s’të lë pa shtirë në dorë!
(2x)
Jam jabanxhi e jam vetëm-ë.
I mjeri, si ta çoj jetën-ë?
Jam jabanxhi e jam pa njeri.
S'kalohet jeta pa dashuri!
SQARIME.
¹ më mbushet trupi me gjilpëra: ndiej dhimbje shpuese, të forta; pra, jam shumë sëmurë; nga vargjet e mëvonshme kuptojmë se kjo sëmundje, ky lëngim, është metaforë për dashurinë, për dhimbjen e saj apo vuajtjet që i shkakton zemrës.SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Në vijim trajtat drejtshkrimore të disa fjalëve: gjilpërë, me i (jo gjylpërë); zemër, me e (jo zëmër); trokullij, me j (jo trokullis). Më sipër janë përdorur trajtat dialektore për të respektuar të folmen e krahinës prej nga vjen kënga.