TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJT
Muharrem Xhediku
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
2/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
(beratase)
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
12-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Oh more rrush i zi! Oh more rrush i zi!
Lumsha unë për ty, more sheqero!
Oh more rrush i zi! Lumsha unë për ty!
Oh more rrush i bardhë! Oh more rrush i bardhë!
Ti më je krejt si mjaltë, more sheqero!
Oh more rrush i bardhë! Ti më je krejt si mjaltë!
Oh more rrush i shkru'! Oh more rrush i shkru'!
Ti më kënaqe mua, more sheqero!
Oh more rrush i shkru'! Ti më kënaqe mu'!
Oh more rrush i zi! Oh more rrush i zi!
Lumsha unë për ty, more sheqero!
Oh more rrush i zi! Lumsha unë për ty!
Këndon: Zihni Berati
Sipas burimeve ekzistuese (jo lehtësisht të vërtetueshme, siç ndodh shpesh me këngët qytetare), "Oh more rrush i zi" duket të jetë kompozim i Muharrem Xhedikut (1917—1959), kompozitorit lindur në trevën Zall-Dardhë të rrethit të Dibrës. Megjithatë, përgjithësisht merret si këngë beratase për arsye të interpretimit monumental nga këngëtari beratas, Zihni Berati, që e ka vendosur krah këngëve qytetare beratase, por edhe lidhjes së vazhdueshme me panoramën dhe atmosferën e qytetit të Beratit, sidomos me traditën e rëndësishme të vreshtarisë.
Këngët qytetare rrallëherë ndjekin kufij politikë. Kur një këngë e caktuar lidhet me një qytet, kjo bëhet edhe për arsye të lidhjes kulturore, shpirtërore dhe historike me qytetin, dhe jo detyrimisht për hir të kompozitorit fillestar, i cili në shumicën e rasteve nuk njihet; edhe në ato pak raste që njihet, nuk është lehtësisht e vërtetueshme nëse kënga është kompozim origjinal, përpunim etj. Në këtë rast, edhe pse kompozitori i dokumentuar nuk është beratas, vetë kënga ka hyrë dhe është përvetësuar nga repertori i muzikës qytetare të Beratit, duke u bërë pjesë e pandarë e tingujve të qytetit. Sidoqoftë, në fund dëgjuesi është i lirë të formojë gjykimin e vet.