TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJ & VARGJE · QYTETARE BERATASE
TINGUJT
beratas
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
KOHA
5/8 & 4/4
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
VARGJET
beratase
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Mora përpjetë kalanë, aman,
edhe zbrita tatëpjetë.
(2x)
Ç'u zemërova me xhananë, aman,
Bubu! Qyqja moj! Ç'më ka gjetë!
(2x)
Oh! Oh! Aman! Aman!
Lule! Më dogje xhanë!
Oh! Oh! Aman! Medet!
Dhe në vdeksha, dheu s'më tret!
Porsa dola nga shtëpia,
hodha sytë, Kalanë ç'e pashë!
(2x)
Plot me lot ç'm'u mbush shamia,
me xhananë kur u pashë.
(2x)
Oh! Oh! Aman! Aman!
Lule! Ç'më dogje xhanë!
Oh! Oh! Aman! Medet!
Dhe në vdeksha, dheu s'më tret!
Ik prej meje çun i vogël!
Ik prej meje, gjetsh belanë!
(2x)
Do vete t'i them sat ëme,
hiqe prej meje sevdanë!
(2x)
Oh! Oh! Aman! Aman!
Lule! Ç'më dogje xhanë!
Oh! Oh! Aman! Medet!
Dhe në vdeksha, dheu s'më tret!
Of aman! Gjylaman! Gjyla-, gjylaman!
Nuk u shkuaka jeta, fare moj, pa sevda!
(2x)
SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur trajta jugore e kallëzores, për të mos prekur vlerën e këngës. Për dijeninë e lexuesit, trajtat drejtshkrimore janë: xhananin (jo xhananë), xhanin (jo xhanë).