TINGUJ & VARGJE · NINULLA
TINGUJ & VARGJE · NINULLA
KRAHINA
Rugovë
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
I KËNDOHET
djalit
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
SHPEJTËSIA
mesatare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI I VARGJEVE
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Nina-nina p'llumb i bardhë,
t'mârrsha nuse me yll në bâllë!
T'mârrsha nuse me yll në bâllë!
Nina-nina djepin me sanë,¹
ti m'u rritsh me bâbë me nânë!
Ti m'u rritsh me bâbë me nânë!
Nina-nâna djepin me dushq,
t'mârtoftë nâna me njëqind krushq,
T'mârtoftë nâna me njëqind krushq!
Nina-nâna djepin prej lisit,
zânin tând ta ndjeftë tânë fisi!
Zânin tând ta ndjeftë tânë fisi!
Nina-nina djepin prej gurit,
m'u bâfsh trim, o si Bajram Curri!²
M'u bâfsh trim, o si Bajram Curri!
Nina-nâna djepin prej verrit.³
ti m'i 'gjafsh, o Ram Elezit!⁴
Ti m'i 'gjafsh, o Ram Elezit!
Nina-nâna djepin me mollë,
Tu ndjeftë zâni në krejt Rugovë!
Tu ndjeftë zâni në krejt Rugovë!
SQARIME.
¹ sanë: bar i korrur e i thatë, kashtë;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja veriore për ta mbajtur ninullën të paprekur.