TINGUJ & VARGJE · NINULLA
TINGUJ & VARGJE · NINULLA
KRAHINA
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
I KËNDOHET
djalit
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
SHPEJTËSIA
mesatare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI I VARGJEVE
8-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Nina-nâna, n'djep të drunit,
ti m'u bâfsh plak i katunit.
T'i puth nâna sy e dure,
ta mloj djepin me flamure.
Ty t’ka nâna si zotni-e,
të rrit nâna për Shqipni-e.
T'u baftë djalo, zâ bilbili,
ma knofsh kângën si Naimi.¹
Ty t’ka nâna yll e drite,
ruju bir mos um korit-e.²
Nina-nâna, djepin me dushk,
t’martoftë bâba me iqind krushq!
Me iqind krush me iqind dasmor'-e,
me duvak³ e me kunor'-e.
Me kunorë e me bajrak,⁴
nusja e djalit nën duvak.
Nina-nâna, djalë ty të ruejt Zoti,
m'u bash trim si Gjergj Kastrioti!
Nina-nina, more p'llumb,
flej se nâna të don shumë.
Ti m'u rritsh, o nafakëlum!⁵
Nafakëlum, o djalë i ri,
dielli ty gjithmonë me t'pri.
Kur të rritesh, mor zem'lak,⁶
tash g'zon nânën në konak.⁷
Kur të rritesh djali im,
ti, moj zemër, do m'dalsh trim.
Nina-nâna, djepin me sanë,⁸
ti u rritsh me babë e nânë!
Nina-nâna, djepin me therra,⁹
ti u rritsh me treqind shtjerra!¹⁰
Nina-nâna, djepin prej lisit,
ti m'u bâfsh i pari i fisit!
Nina-nâna, n'djep të drunit,
ti m'u bâfsh plak i katundit!
Nina-nâna, po të përkundi,
djalin tim po e zë gjumi.
SQARIME.
¹ Naimi: bëhet fjalë për Naim Frashërin;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja veriore, për ta mbajtur ninullën në gjendje të paprekur.