TINGUJ & VARGJE · NINULLA
TINGUJ & VARGJE · NINULLA
KRAHINA
...
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
I KËNDOHET
djalit
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
SHPEJTËSIA
mesatare
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
LLOJI I VARGJEVE
7-rrokëshe
⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯⎯
Nano-nano djalën-ë!
Se na zgjoi mëhallën-ë!¹
Kush e ka e kush e do?
Kush e përkëdhel kur do?
Djalë i vogël këto do,
lodrat edhe vallet-o!
O nananë, o nananë,
nënua t'u bëftë kurban!
Që të ka e që të mban!
Ririri, ririri!
Kush të ka, more flori?
Ty të ka nënua në gji!
Nano-nano djalën-ë!
Që na zgjoi mëhallën-ë!
Të ligat i mori lumi,
dhe i shpuri te Osumi!²
Djalën na e zuri gjumi!
SQARIME.
¹ mëhallë: lagje;SHËNIME (DREJTSHKRIMI).
Është ruajtur e folmja jugore, për ta mbajtur ninullën në gjendje të paprekur.